Adobe Photoshop (lexohetAdob Fotoshop) është një program kompjuterik (software) që lejon manipulime të fotografive. Adobe Photoshop është njëri nga programet më te përhapura në botë dhe përdoret nga profesionistët, amatorët dhe fillestarët.

Adobe Photoshop është një makineri veglash informatike, një punishte e ndarë në laboratorë të ndryshëm për përpunimin, transformimin, transportimin, regjistrimin e veglave grafike. Programi ka një pasqyrim të laboratorit të fotografisë, me disa funksione plotësuese vizuale që mundësojnë përpunimin e fotografisë me metoda më të zhvilluara në këtë lëmi. Me ndihmën e veglave të programit mundësohet përcjellja e të dhënave tek aparatet periferike si printeri ose kamera.

By fatoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *